Italia pezullon Shengenin, llogarisni kontrollet e gjata në kufi

Italia pezullon Shengenin, llogarisni kontrollet e gjata në kufi

75
0
Shares

Italia ka vendosur të pezullojë Traktatin Shengen dhe të rivendosë kontrollin e kufijve për një periudhë trejavore. Shengeni do të pushojë së ekzistuari duke nisur nga data 10 maj e deri në mbyllje të 30 majit. Në këto data, kontroll i rreptë policor në gjithë kufijtë e brendshëm, tokësor, detar e ajror.

Mediat italiane raportojne se ka qenë një urdhër i Ministrisë së Brendshme, që mban datën 06/04/2017 për pezullimin e përkohshëm.

Sipas mediave italiane, synohet siguria e punimeve të Samitit të vendeve G7 që do të zhvillohet më 11-13 maj në qytetin e Barit e në Taormina më 26-27 maj.

Për të shmangur kaosin dhe vonesat e pritshme që shkaktohen si pasojë e kontrolleve të rrepta, janë njoftuar të gjithë të interesuarit dhe udhëtarët që të llogarisin kohën.

Ata duhet të mbërrijnë shumë më herët nëpër aeroporte, me gjithë dokumentacionet e nevojshme dhe duhet te jene bashkëpunues gjatë kontrollit, thuhet në njoftimet e medias italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY