EMRI/Kapet në Vlorë trafikanti i rrezikshëm

EMRI/Kapet në Vlorë trafikanti i rrezikshëm

70
0
Shares

Policia ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian. Ai është shtetasi Ifran Ymeraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 11.05.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur kapjen e shumë kërkuarit Ifran Ymeraj në qytetin e Vlorës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma (Itali) për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal, në trafikimin e lëndëve narkotike për drogat” (2015).

Vepër penale për të cilën sipas Kodit Penal Italian ka maksimumin e dënimit deri në 20 vite burg. Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY