LAJMI I FUNDIT/BDI vendos: Nuk ka marrëveshje me Gruevskin, dështon qeveria e...

LAJMI I FUNDIT/BDI vendos: Nuk ka marrëveshje me Gruevskin, dështon qeveria e re

43
0
Shares

Partia më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë, BDI vendosi sonte të mos bëjë koalicion me VMRO-DPMNE. Vendimi erdhi pas më shumë se pesë orësh mbledhje të kësaj kryesie ndërkohë që lajmet se BDI do të qeverisë me VMRO-DPMNE kanë qarkulluar gjatë pasdites.

Vendimi u bë publik nga zëdhënsi i BDI-së, Bujar Osmani.

“Nuk kemi vendos ende në lidhje nga pesë opsionet që BDI-ja i ka shtruar në tavolinën e kryesisë, dhe se do të vazhdojë debati në lidhje me pikat edhe në ditët në vazhdim”, theksoi Osmani

Gjatë pasdites mediat shqiptare në Maqedoni transmetuan se Gruevski kishte pranuar marrëveshjen. Sipas saj partitë shqiptare do të kenë 8 ministri përfshirë këtu edhe ministrin e Brendshëm si dhe Kryetarin e Kuvendit./Droni.al

Gjatë kohës që kryesia e BDI ishte e mbledhur në selinë e saj qendrore në Tetovë edhe Gruevski kishte mbledhur në selinë e VMRO, partitë përbërëse të koalicionit të djathtë maqedonas.

Ndërkohë Gruevski ka dështuar të krijojë qeverinë për shkak se u duheshin edhe votat e shqiptarëve në Parlament. Presidenti i vendit do të ngarkojë nesër partinë e dytë në zgjedhje që të krijojë qeverinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY