Sulm me armë në një xhami në Kanada, 6 të vdekur e...

Sulm me armë në një xhami në Kanada, 6 të vdekur e 8 të plagosur

51
0
Shares

Gjashtë persona janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur kur disa të armatosur hapën zjarr mbrëmjen e së dielës në një xhami në qytetin Quebec në Kanada në një sulm të përshkruar si “barbar”. Kryeministri Justin Trudeau e quajti sulmin “akt terrorist ndaj myslimanëve”.
Më herët, një dëshmitar tha se tre të maskuar hapën zjarr mbi 50 myslimanë që faleshin brenda në Qendrën Kulturore Islamike rreth orës 8 të mbrëmjes. Shumica e njerëzve brenda në ndërtesë ishin burra dhe 39 prej tyre arritën të dalin të palënduar.
Policia vendase konfirmoi se dy persona janë arrestuar në lidhje me sulmin por hetimet po vazhdojnë. Një prej të dyshuarve u arrestua në xhami ndërsa tjetri pas një ndjekje 15 milje larg vendngjarjes.
Sipas dëshmive të para, agresorët e maskuar thirrën “Allahu Akbar” gjatë sulmit.  Kryeministri kanadez shkroi në Twitter: “Sot, kanadezët qajnë për ata që u vranë në një sulm barabar në xhaminë e qytetit Quebec. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët e tyre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY