MESILA DODA/Për “ushtarët e shqipes” dhe ata që luajnë derën

MESILA DODA/Për “ushtarët e shqipes” dhe ata që luajnë derën

43
0
Shares

Ky është kapitulli i radhës i marrëzisë së shtetit fqinj, ndërsa për gjithë frikacakët dhe “tolerantët” e shovinizmit grek, është mësimi i radhës. Rekrutët shqiptarë dënohen, kurse shteti fqinj anëtar i BE-së, i NATO-s, OSBE-së, KE-së e kështu me radhë del krejt pa lagur sikur ka kryer aktin më normal në botë.

Sot, misionet e të drejtave të njeriut do duhej të kishin ngritur zërin, shteti ynë do duhej të kish thirrur ambasadorin dhe atasheun ushtarak të shtetit fqinj, ndërsa ne nuk dimë as emrat e Ushtarëve të Shqipes.

Çfarë i afruam atyre djemve? Ndihme? Jo! Dinjitet? Jo! Përkundrazi, i thamë gjithë djemve dhe vajzave shqiptare që mos të guxojnë të deklarohen bijtë e shqipes, jo në publik, jo përballë njerëzve e kamerave…, ndryshe jeni në mëshirë të Panos Kammenos e gjithë soj e sorollopit të tyre.

Unë nuk besoj se është koha e reagimeve virtuale nga shteti im. Shteti ime është anëtar i institucioneve ndërkombëtare, është anëtar i NATO-s, OSBE-së, KE-së, pret të hapë negociatat me BE-në, ndaj heshtja në këtë rast është fyese, është e palogjikshme, është e pafalshme.

Nesër ministrat duhet të lënë volejbollin e basketbollin me njëri-tjetrin dhe në mënyrë urgjente të nisin një aksion të koordinuar për të ndihmuar djemtë e dënuar. Emrat, shkaku, shkelja e të drejtave të njeriut duhet të jenë para syve të gjithë botës. Qeveritarët kanë patur boll kohë të luajnë derën e të gjuajnë topa zhytsi. Djemtë e Shqipes duan ndihmë dhe kurrkush tjetër, përveç shtetit shqiptar nuk ja afron dot. Lëvizni e ndihmoni ata që e meritojnë dhe kanë nevojë për ndihmë dhe të trimëroni të tjerët. Lëvizni se e keni detyrë kushtetuese dhe njerëzore. Boll me heshtje, boll me frikë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY