Shefja e FMN: Kujdes me borxhin publik, realizoni reformat

Shefja e FMN: Kujdes me borxhin publik, realizoni reformat

43
0
Shares

Ekonomia shqiptare është në rrugë të mira, dhe financat paraqiten të qëndrueshme. Këtë e ka shprehur ditën e sotme Shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë znj. Anita Tuladhar, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Duke u ndaluar tek treguesit kryesore, Tuladhar tha se këto janë të dhënat nga shqyrtimi i fundit në kuadër të programit të FMN-së, për të cilin është rënë dakord me qeverinë shqiptare.
Përfaqësuesja e FMN u ndaj edhe tek niveli i borxhit publik, i cili sipas sa vijon të mbetet i lartë, edhe pse ka filluar të bjerë. Nisur nga këto terma ekonomikë, Tuladhar tha se qeveria shqiptare duhet të vijojë me përmbushjen e objektivave dhe me realizimin e reformave strukturore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY