Tritol në derë të banesës mësuesit në Burrel, shpëton nga shpërthimi

Tritol në derë të banesës mësuesit në Burrel, shpëton nga shpërthimi

70
0
Shares

Një pako me tritol është gjetur nga polica e Burrelit në derën e një banese. Policia është njoftuar rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm se në lagjen Partizani të qytetit të Burrelit, në katin e 5 të një pallati, tek zgara prej hekuri që ndan shkallën është një pako e dyshuar me lëndë plasëse.
Pas njoftimit, policia është nisur për në vendngjarje ku është konstatuar një pako e dyshuar më lëndë plasëse e llojit tritol e vendosur në zgarën e hekurt që ndan shkallën në afërsi të derës së banesës së Avni Canametit 56 vjeç, banues në Burrel, i cili punon si mësues në shkollën 9-vjecare të qytetit.
Lënda plasëse e llojit tritol nuk ka shpërthyer. Grupi hetimor ka bërë menjëherë çaktivizimin e pakos me tritol me peshë 200 gram, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit që ka kryer këtë akt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY