Presidenti Nishani pret Zv/Ministrin e Jashtëm italian: Projekti europian më i...

Presidenti Nishani pret Zv/Ministrin e Jashtëm italian: Projekti europian më i rëndësishmi për Shqipërinë

35
0
Shares

Presidenti priti sot në një takim të veçantë Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, zotin Vincenzo Amendola, i cili ndodhet në Tiranë në kuadrin e përgatitjeve të Samitit të ardhshëm për Ballkanin Perëndimor e që pritet të zhvillohet në Romë, si vijim i Procesit të Berlinit.
 Presidenti Nishani përfitoi nga rasti të rishprehte ngushëllimet për jetët e humbura së fundmi nga orteku i borës në Itali, si dhe solidaritetin e shqiptarëve me Qeverinë dhe popullin italian, që prej disa muajsh po vijon të goditet nga tërmete dhe katastrofa të ndryshme natyrore.
 Kreu i Shtetit e vlerësoi angazhimin konkret të Italisë për ta mbajtur rajonin e Ballkanit Perëndimor në fokus të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian, si dhe mbështetur rajonin me të gjitha instrumentet e mundshme të në këtë fazë të procesit të integrimit evropian. Presidenti Nishani theksoi se projekti evropian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për vendin, pasi Shqipëria dhe shqiptarët besojnë në vlerat e këtij projekti.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY