SKANDAL/ Qeveria nuk ka lekë për shpërblimet, ua merr personave me ndihmë...

SKANDAL/ Qeveria nuk ka lekë për shpërblimet, ua merr personave me ndihmë ekonomike

69
0
Shares

Premtimet e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për shpërblime të disa kategorive për festa e fundvitit, prapafshehin një skandal të vartetë.
Në kushtet e mungesës së fondeve për shpërblimin e disa kategorive, raporton DRONI.al Qeveria e siguron një pjesë të këtij fondi, nga “nga buxheti i vitit 2016, zëri ‘Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë’, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”.
Një “grabitje” të tillë të e personave me ndihmë ekonomike dhe pagesë paaftësie, qeveria e ka “vulosur” dje me një VKM.
Sipas kësaj VKM, mësohet se fondi prej 227 000 000 lekë për shpërblimet e fundvitit, të sigurohet nga “nga buxheti i vitit 2016, zëri ‘Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë’, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”.
Sipas të njëjtit VKM, “efektet e tjera financiare të përballohen në masën 90 000 000 (nëntëdhjetë milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe në masën 122 000 000 (njëqind e njëzet e dy milionë) lekë nga fondi i kontingjencës, të miratuar për vitin 2016”.
Me vendimin e djeshëm, Qeveria realisht është treguar më “zemërgjere”, po të kihet parasysh se me një VKM të saj të mëparshme, me Nr, 884, datë 16. 12. 2016, ajo kishte vendosur që të gjitha “efektet financiare prej 439 000 000 (katërqind e tridhjetë e nëntë milionë) lekësh, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, zëri ‘Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë’, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”.
Ndërsa dje, e ka ulur masën “e rrjepjes” së personave me ndihmë ekonomike apo pagesë paaftësie, nga 439 000 000 lekë në 227 000 000 lekë.
DRONI.al


V E N D I M
(i djeshëm)

PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 884, DATË 16.12.2016,
TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPËRBLIMIN DHE KOMPENSIMIN E DISA KATEGORIVE TË VEÇANTA PËR FESTAT E FUNDVITIT, 2016”

 

vkm_copy_1Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 9936, datë 26. 6. 2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 17, të ligjit nr. 147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 
V E N D O S I:
 
1. Pika 2 e vendimit nr. 884, datë 16.12.2016, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si vijon:
 
“Efektet financiare të përballohen në masën 90 000 000 (nëntëdhjetë milionë) lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe në masën 122 000 000 (njëqind e njëzet e dy milionë) lekë nga fondi i kontingjencës, të miratuar për vitin 2016. Pjesa tjetër të përballohet nga buxheti i vitit 2016, zëri “Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë”, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”.
 
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 
KRYEMINISTRI
EDI RAMA

 


VENDIM Nr. 884, datë 16. 12. 2016
PËR SHPËRBLIMIN DHE KOMPENSIMIN E DISA KATEGORIVE TË VEÇANTA PËR FESTAT E FUNDVITIT, 2016


vkm1_copy_1

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për
menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 17, të ligjit nr.  147/2015, “Për  buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale  dhe  Rinisë  dhe  ministrit  të  Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë kompensohen financiarisht, për vitin
2016, në masën 2 000 (dy mijë) lekë, të ndarë sipas kategorive të mëposhtme:
a)  Familje  të  cilat  trajtohen  me  ndihmë ekonomike;
b) Familje të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë
të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar;
c) Individët përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik
dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;
ç) Individët përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të
ndryshuar.

2. Efektet financiare prej 439 000 000 (katërqind e tridhjetë e nëntë milionë) lekësh, përballohen nga
buxheti i vitit 2016, zëri “Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë”, miratuar për Ministrinë e
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

3. Ngarkohen  Ministria  e  Financave  dhe Ministria  e  Mirëqenies  Sociale  dhe  Rinisë  për
detajimin  e  fondeve  sipas  strukturës  përkatëse buxhetore dhe përcaktimin e procedurës së dhënies së shpërblimeve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY