Shqiptari përdhunon minorenen për 4 ditë në Itali, do e prostituonte

Shqiptari përdhunon minorenen për 4 ditë në Itali, do e prostituonte

40
0
Shares

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi rrëmbeu dhe përdhunoi një minorene në Campania të Italisë. Prej 4 ditësh 17-vjeçarja rezultonte e zhdukur dhe policia nisi hetimet pas denoncimit në polici nga familjarët. Qëllimi i 42-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte ta detyronte 17-vjeçaren të prostituonte, shkruajnë mediat italiane.
Ngjarja
Në fillim menduan se ishte një largim me vullnet të lirë, por kur një i afërm i minorenes denoncoi mëngjesin e 24 dhjetorit zhdukjen e 17-vjeçares, policia nisi hetimet në të gjitha frontet. Filloi me rindërtimin e ngjarjes hap pas hapi çfarë kishte ndodhur disa orë para grabitjes: vendet e frekuentuara, miqtë që takoi, shtëpitë publike pranë vendit ku jetonte dhe ambientet e bashkëmoshatarëve të 17-vjeçares.
Pas disa orësh, në familjen e saj mbërrin lajmi se ajo kërkon pasaportën. Dikush e besoi, por dikush tjetër kishte dyshime. Në këtë moment komandanti i policisë u tha prindërve: “Nëse ajo do pasaportën, atëherë jepjani”. Por gjithçka ishte e organizuar. Tepër vigjilente, policia italiane ndjek me kujdes çdo lëvizje. Në takim janë dy femra. Vjen dhe dorëzimi i pasaportës. Policia ndjek vajzën që mori pasaportën. Kur i afrohet një djalë policia ndërhyn menjëherë. Të ndaluarit thonë se gjithçka është në rregull dhe se është vajza që do pasaportën, por policia insiston: “Duhet ta shohim, na ço tek ajo”. Por kur vajza sheh policinë tregon gjithë të vërtetën, se ka qenë e detyruar të kërkojë dokumentat. 17-vjeçarja ishte rrëmbyer pasi shqiptari e kishte mashtruar. U mbajt e mbyllur brenda për 4 ditë pa ngrënë fare. E përdhunuan. Do e detyronin të prostituonte. Karabinierët e liruan dhe e rikthyen në shtëpi.
Shqiptari 42-vjeçar përfundoi në burg me akuzën e rrëmbimit, përdhunimit dhe detyrimit për prostituim.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY