DENONCIMI/ Qeveria Rama grabit lekët e ndihmës ekonomike për 2100 familje të...

DENONCIMI/ Qeveria Rama grabit lekët e ndihmës ekonomike për 2100 familje të Matit

67
0
Shares

Bashkia Mat

Qeveria ka lënë pa ndihmë ekonomike rreth 2100 familje në rrethin e Matit.
Ndonëse paratë e ndihmës ekonomike ndodheshin në llogarinë e bashkisë, ato janë tërhequr nga Ministra e Ekonomisë për t’i përdorur për nevojat e saj.
Sipas burimeve nga bashkia e Matit, një muaj më parë Ministria e Ekonomisë ka tërhequr nga nëpërmjet Thesarit të Shtetit mbi 200 milionë lekë (të vjetra) nga numri i llogarisë së Bashkisë së Matit për t’i përdorur për nevojat e saj, dhe para pak ditësh ka kthyer në numrin e llogarisë së bashksië vetëm 100 milionë lekë (të vjetra), ndërsa pjesën tjetër e ka mbajtur për vete. Në këtë mënyrë 2098 familje matjane mbeten pa ndihmë ekonomike. Këto familje nuk kanë mundësi për të mbijetuar dhe jo më të festojnë Vitin e Ri. 
Për pasojë, 6 njësi administrative në rrethin e Matit nuk kanë marrë ndihmën ekonomike për muajin dhjetor.
Qeveria edhe këtë radhë e zgjodhi mënyrën e saj  për t’i uruar festat e fundvitit, popullit të Matit një “kartolinë” speciale që kushtoi 10.014.664 lekë me të cilat 2098 familje matjane, do të blinin “thesin e miellit” dhe një “recetë ilaçesh”, asgjë më shumë! Sa për festat, tashmë i kane harruar!…
Ky është efekti i VKM së qeverisë, e cila për të siguruar e mundësuar premtimin për shpërblimin e disa kategorive për festat e fundvitit, “fut” duart në fondin “Ndihma ekonomike dhe pagesa e paaftësisë”.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

SKANDAL/ Qeveria nuk ka lekë për shpërblimet, ua merr personave me ndihmë ekonomike
/web/SKANDAL_Qeveria_nuk_ka_leke_per_shperblimet_ua_merr_personave_me_ndihme_ekonomike_31455_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY