Gjykata ndalon 71-vjeçaren të martohet me të fejuarin 21-vjeçar

Gjykata ndalon 71-vjeçaren të martohet me të fejuarin 21-vjeçar

38
0
Shares

Një gjykatë në Zvicër ka ndaluar martesën e një gruaje 71 vjeçare me të dashurin e saj 21 vjeç, pasi çifti u njoh on-line dhe u lidh me njëri tjetrin nga pasioni që kishin për muzikën rap.
Stërgjyshja, emri i të cilës nuk është bërë publik, tha se djali nga Tunizia e njohu atë në “Facebook” kur ishte vetëm 18 vjeç.
“Ne të dy na pëlqen muzika rap dhe shëtitjet në fshat. Kemi të njëjtat ide”, shprehet pensionistja nga Zvicra për gazetën kombëtare 20 Minutes.
Por zyra civile në Vaud ka refuzuar aplikimin për martesë, duke e gjykuar si një “mashtrim emocional”, që 21-vjeçari të fitonte të drejtën për vizë.
Megjithatë gjyshja tha se ajo ra shpejt në dashuri me të fejuarin e saj, dhe se e vizitoi atë në Tunizi për pesë ditë gushtin e kaluar.
“Ai më thërret ‘jeta ime’. Unë nuk mund të jetoj pa të. Dua të martohem me të”, shton 71-vjeçarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY