10 ditët e arratisjes së Balilit, denoncojnë lidhjet e tij me Ramën...

10 ditët e arratisjes së Balilit, denoncojnë lidhjet e tij me Ramën dhe Tahirin

39
0
Shares

PD, ka denoncuar sërish sot, lidhjet e Edi Ramës e Saimir Tahirit, me Klemend Balilin. Sipas kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, 10 ditët arratisjes së “Eskobarit të Ballkanit”, denoncojnë  “përvojën” e pasur” të dyshes Rama-Tahiri, sikurse me rastin e arratisjes edhe të Arben Frrokut.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt


enkelejd alibeaj_copy_2“Sot u bënë 10 ditë nga arratisja e drejtorit rajonal të Edi Ramës, Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Eskobari i Ballkanit, sic e quajti CNN, arriti ti shpëtonte aksionit të organizuar nga disa shtete të Europës përfshirë dhe DEA-n amerikane.
10 ditët e arratisjes së tij, janë 10 ditë që na kujtojnë lidhjen e Balilit me Ramën dhe Tahirin.
Janë 10 ditë që dëshmojnë sabotimin dhe tradhtinë që Saimir Tahiri u bëri policisë greke, belge e DEA-s amerikane, duke i dhënë Balilit mundësi për ti shpëtuar drejtësisë.
Policitë e vendeve të BE dhe DEA e dinin mirë se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë dhe ministrin tonë të brendshëm, ndaj dhe i kishin përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar.
Këtë e tregon qartë dhe deklarata e Europol e datës 13 maj, 2016.
Megjithatë, në vend që të mbikëqyrte Balilajn, Tahiri me sa duket mbikëqyrte aksionin ndërkombëtar dhe kështu kur partnerët iu afruan trafikantit, drejtorit rajonal të Edi Ramës, ministri i Brendshëm i dha ndihmën e nevojshme për tu arratisur.
Një fushë ku tashmë Tahiri dhe Rama kanë përvojë të pasur, siç bënë dhe me Frrokun, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit.
Çdo ditë në arrati e Balilit, është një akuzë më shumë për Tahirin e Ramën.
Çdo ditë në detyrë e Tahirit, është një ditë më shumë në pushtet e krimit, e bandave e trafikantëve të drogës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY