Maj 2016, borxhlinjtë e Tatimeve – rreth 16 700 biznese nuk paguajnë...

Maj 2016, borxhlinjtë e Tatimeve – rreth 16 700 biznese nuk paguajnë taksat

40
0
Shares

Shtohet numri i bizneseve që nuk arrijnë të paguajnë taksat dhe tatimet.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përditësuar listën e subjekteve debitore me barrë siguruese dhe hipotekore nga ku rezulton se për muajin maj në të gjithë vendin janë 16 687 biznese që kanë borxhe ndaj Tatimeve.
Vetëm në katër muajt e fundit, listës i janë shtuar dhe 1800 biznese, çka indirekt është tregues i vështirësive që po has sipërmarrja private.
Një pjesë e subjekte që janë në listën e Tatimeve rezultojnë borxhlinj që prej vitit 2010, ndërsa të tjerë janë shtuar vitin e kaluar dhe në muajt e parë të 2016.
Burime zyrtare pranë Tatimeve shpjegojnë se bizneseve do tu bllokohen llogaritë bankare dhe automjetet, pronat e patundshme dhe gurët e çmuar deri në shlyerjen e plotë të borxhit.
Nëse edhe pas kësaj mase ata nuk paguajnë, atëherë pasuritë e tyre do të dalin në shitje.
Burimet e mësipërme bëjnë të ditur gjithashtu se gjatë këtij viti do të zhvillohen shumë ankande për shitjen e pasurive të bllokuara me qëllim mbledhjen e detyrimeve dhe shlyerjen e borxhit tatimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY