ARMAND MAHO/ Biseda me një bankier për situatën katastrofale dhe humnerën që...

ARMAND MAHO/ Biseda me një bankier për situatën katastrofale dhe humnerën që na pret

64
0
Shares
armand maho, vogel

Armand Maho

Teksa pija kafen me nje mikun tim bankier, po me shpjegonte situaten katastrofale, dhe humneren e afert qe na pret. Po me thoshte se thuajse te gjitha qytetet nga veriu ne jug kane falimentuar, dhe nuk e kuptonte se si vazhdonin te jetonin ata njerez…
Kalaja e fundit qe po i reziston kesaj katastrofe mbetet Tirana, por dhe ajo po shket me shpejtesi drejt rrenimit…
Dhe ato pak kursime qe kishin njerzit po i terheqin me shpejtesi per likuiditetet e perditshme…
Biznesi eshte ne grahmat e fundit, dhe pronaret po futen gjithnje e me shume ne kredi marramendese per likuiditete… I vetmi vend ku ka pak qarkullim monetar mbetet unaza e vogel, e cila perfshin qendren dhe ish bllokun…
“Ne rast se do ishim ne nje vend europian shume qytete tashme do kishin shpallur falimentin… Ideja eshte se ne nje rast te tille eshte shteti qe merr ne dore fatin e tyre… Por cili shtet…?!”, me shpjegonte miku im…
Sipas tij vjedhja e parave me aksione absurde kunder informalitetit, apo dhe ardhja ne krye te Bashkise i te babeziturve si Erjon Veliaj ka cuar ne nje situate absurde… Mbledhin para dhe nuk i rikthejne ne forme investimesh por ja kalojne firmave klienteliste ne forme koncensionesh, firmave te cilat jane dhe taksapaguesit me te keqinj, punedhenesit me te keqinj… Ne gjithe kete mishmash sipas tij nuk ka bere pune as rikthimi i njerzve ne vendet e origjines…
“Ne vitin 2013 pati nje kthim vemendjeje drejt investimeve ne bujqesi, por dhe ato ferma qe u hapen sot po mbyllen me shpejtesi te madhe… Vetem ne banken time jane dhjete te tilla ne shitje, por imagjino ne kete situate kur nuk po shiten apartamentet, imagjino te shesesh nje ferme qe ne kete kohe eshte nje investim i shkuar dem…”.
Me sa shihet laku i katastrofes ekonomike po i sillet qark qytetit…
Dhe ne rast se ndodh dhe kjo, atehere zoti paste meshire per ne…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY