Vdekja e dy minatorëve, Vokshi: “Rilindja” i ka marrë jetën...

Vdekja e dy minatorëve, Vokshi: “Rilindja” i ka marrë jetën 26 qytetarëve

27
0
Shares

Përmes një deklarate për shtyp, deputetja Albana Vokshi ka reaguar në emër të Partisë Demokratike për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në minierën e Peshkopisë, ku humbën jetën një teknik dhe një minator. PD-ja ka denoncuar neglizhencën e qeverisë për kushtet e minierave që marrin gjithnjë e më shumë jetë njerëzish. Në deklaratëne për shtyp, Vokshi shprehet se që prej ardhjes në pushtet të “rilindjes”, kanë humbur jetën 26 qytetarë.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit

Partia Demokratike është e tronditur nga vdekja në minierën e Selishtës të Miftar Loshës dhe Albert Loshës dhe dëshiron të përcjellë ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave.
Por sot është rasti të denoncojmë qeverinë për neglizhencën vrastare ndaj minierave e kushteve në to, që po marrin çdo javë jetë njerëzish.
Prej ardhjes së rilindjes, 26 qytetarë, familjarë që ushqejnë fëmijët me sakrificën e tyre, kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës.
Ky është bilanci më tragjik i 25 viteve të fundit, dhe kryeministri, Edi Rama, ashtu si edhe në të gjithë rastet e tjera që prej ardhjes në pushtet, nuk gjen 1 minutë kohë as për ngushëllime.
Kur ishte në opozitë, Edi Rama shfrytëzonte çdo ngjarje në minierë për të përfituar politikisht.
Ai premtoi se do të ofronte siguri e kushte të mira pune, por mashtroi. Mashtroi dhe braktisi premtimet dhe minatorët.
Edhe sot një ditë pas tragjedisë ku humbën jetën dy familjarë në minierën e Selishtës, edhe pse foli një orë para medias, nuk gjeti asnjë moment për të shprehur ngushëllimet.
Sot çdo shqiptar e sheh Edi Ramën si përgjegjës për humbjen e jetës së bashkqytetarëve tanë në miniera, për shkak të papërgjegjshmërisë, pandjeshmërisë dhe moskrijimit të kushteve të duhura të sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY