Vrasësi i të riut për një vijë uji nuk dorëzohet: Do vras...

Vrasësi i të riut për një vijë uji nuk dorëzohet: Do vras veten

34
0
Shares

Autori i vrasjes së 28-vjeçarit në Berat për një vijë uji, Fatmir Bengu nuk pranon të dozohet. Forcat RENEA dhe Policia e Beratit kanë lokalizuar vendndodhjen e 34-vjeçarit në fshatin Lybesh e Fushë Peshtan dhe kanë rrethuar zonën ku ai fshihet.
Grupi negociator i RENEA-s ka kontaktuar në telefon me autorin e krimit dhe i kanë kërkuar të dorëzohet, por Bengu nuk ka pranuar duke kërcënuar se do vrasë veten. Ndërkohë, policia dhe RENEA po vazhdojnë negociatat për dorëzimin e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotën pranë një lokali në fshatin Lybesh të Beratit, ku 34-vjeçari qëlloi me armë kallashnikov Namik Gjikën. Shkak i konfliktit mes dy personave ishte për një vijë uji. Autori i krimit u largua nga vendngjarja , ndërsa po qëndron i fshehur në fshat dhe kërcënon me vetëvrasje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY