Mazhoranca e njëanshme në reformën e drejtësisë, PD paraqet në fundjavë ...

Mazhoranca e njëanshme në reformën e drejtësisë, PD paraqet në fundjavë dokumentet e analizës dhe strategjisë

34
0
Shares

Në një dalje për mediat, nënkryetari i PD-së i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi tha se në fundjavë Partia Demokratike do të shprehë qëndrimin e saj lidhur me dokumentet e reformës në drejtësi, analiza dhe strategjia, që ai i cilësoi të përfunduara nga ana e mazhorancës. Halimi tha se opozita do të jetë pjesë e kësaj reforme dhe do të japë impaktin e saj vetëm nëse mazhoranca do të marrë parasysh qëndrimin e opozitës.

“Ekspertët e propozuar nga PD janë duke përfunduar punën e tyre lidhur me dy dokumentat, të cilat maxhoranca i ka konsideruar të përfunduara dhe strategjinë e ka lënë të hapur për diskutim. Javën e ardhshme ekspertët do të paraqesin para grupit parlamentar të PD , por edhe para mediave qëndrimin tonë lidhur me dy dokumentat për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto dokumenta, me analizën dhe strategjinë, platformën e PD për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto do të rishihen nga ana e maxhorancës në mënyrë që të kemi një qëndrim të përbashkët. Për ne dokumenti i analizës dhe i strategjisë janë dokumenta të hartuara në mënyrë të njëanshme pasi nuk ka marrë pjesë opozita. Opozita është gati që të japi impaktin e vetë, e cila javën e ardhshme do të prezantohet nga ekspertët e vet dhe me pas do paraqitet në komisionin parlamentar, në rast se maxhoranca do marrë në konsideratë qëndrimin e opozitës ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e reformës në drejtësi dhe do japin impaktin konkret”-tha Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY