Nëna dhe djali tentojnë vetëhelmimin, dhunoheshin sistematikisht nga kryefamiljari i dehur

Nëna dhe djali tentojnë vetëhelmimin, dhunoheshin sistematikisht nga kryefamiljari i dehur

40
0
Shares

Nëna dhe djali i saj kanë tentuar të vetëhelmohen për shkak të dhunës që ushtronte kryefamiljari.
Ngjarja e hidhur ka ndodhur në fashatin Jogodinë të Elbasanit, ku nëna 50-vjeçare L. L dhe djali i saj 20-vjeçar B. L kanë konsumuar ilaçe për t’i dhënë fund jetës. Mësohet se fillimisht ka qenë djali ai që i ka pirë ilaçet, dhe më pas nëna. Ishin fqinjët ata që lajmëruan menjëherë ambulancën për t’i dërguar në spital në gjendje të rëndë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se nënë e bir keqtrajtoheshin vazhdimisht nga babai i cili kthehej gjithmionë i dehur në shtëpi, ndërsa policia e ka shoqëruar në komisariat.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY