KE: Respektoni standardet, zgjedhjet mundësi për të larguar personat me rekorde kriminale

KE: Respektoni standardet, zgjedhjet mundësi për të larguar personat me rekorde kriminale

31
0
Shares

Brukseli shfaqet më i distancuar ndaj zhvillimeve elektorale në Shqipëri dhe akuzave të ndërsjella mes palëve në kuadër të kësaj beteje, por përsërit të njëjtin mesazh se zgjedhjet lokale të 21 qershorit “duhet të mbahen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duke ndjekur rekomandimet e  OSBE/ODIHR. Kjo është ajo që presim nga institucionet shqiptare dhe partitë politike, në interes të qytetarëve,” shprehet për “Top Channel”, zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç.
“Me miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në aspektin e ndarjes së re administrative dhe territoriale të vendit, kuadri i nevojshëm ligjor është vendosur dhe duhet zbatuar plotësisht. Respektimi i parimeve demokratike është pjesë e kriterit të Kopenhagen dhe vlerësohet rregullisht nga Komisioni, kujton ajo, duke shtuar se, këto zgjedhje lokale janë dhe një mundësi për qeverinë dhe opozitën që të dëshmojnë zotim për trajtimin e çështjes së personave me të dhëna kriminale në postet publike, siç  parashikon marrëveshja politike ndërpartiake e dhjetorit 2014”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY