Basha: Dyshja Rama – Meta kanë alergji nga premtimet e tyre

Basha: Dyshja Rama – Meta kanë alergji nga premtimet e tyre

42
0
Shares

“Me votën e bashkuar, të djathtë e të majtë t’i hapim rrugë ofertës së shpëtimit”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin elektoral në Mat. Për gjashtë javë me radhë, tha zoti Basha  qeveria Rama-Meta është përpjekur me çdo instrument, t’ju mpijnë këtë padurim, për të larguar të keqen por fitorja e qytetarëve shqiptarë në 21 qershor nuk mund të ndalet. Ka ardhur dita, dita e madhe e vendosjes me votë, dita e llogarisë, dita e bilancit.
“Me votën tonë të bashkuar, qytetarë të Matit, të djathtë e të majtë do t’i japin një mësim për t’u mbajtur mend mashtruesve që nuk mbajtën asnjë premtim por shkuan në drejtimin e kundërt. A e shikoni si bredhin nëpër Shqipëri e flasin për lloj-lloj gjërash por asnjë fjalë për papunësinë, për varfërinë, asnjë fjalë për çmimet e taksat që kanë rritur. Janë bërë gazi i botës duke sulmuar opozitën, duke sulmuar kandidatët tanë. Pse na sulmojnë? Sepse u kujtojnë premtimet që dhanë para jush dhe nuk i mbajtën. Kanë alergji nga premtimet e tyre, kanë alergji siç kanë alergji gënjeshtarët nga gënjeshtrat e tyre por ora e llogarisë po vjen megjithatë. Bashkë me llogarinë që do japin para popullit, ata janë inferiorë sepse nuk kanë ofertë para jush, sepse në ishullin ku jetojnë jo vetëm që nuk kuptojnë e nuk ndiejnë problemet tuaja por nuk ofrojnë as zgjidhje për këto probleme”, theksoi Lulzim Basha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY