Ekstradohet 35-vjeçarja e kërkuar në Bullgari për trafikimin e 4.1 kg kokainë

Ekstradohet 35-vjeçarja e kërkuar në Bullgari për trafikimin e 4.1 kg kokainë

36
0
Shares

Zyra Qendrore Interpol Tirana kreu sot ekstradimin nga Tirana drejt Bullgarisë  të shtetases bullgare Nina Sahatchieba, 35 vjeçe, banuese në Bullgari.
Mësohet se autoritetet Gjyqësore të Rajonit – Ruse, Bullgari, kanë lëshuar në ngarkim të shtetases Sahatchieba, urdhrin e arrestit për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike  parashikuar nga neni 354 a, 2,1, neni 2/2  dhe 53 të Kodit Penal Bullgar, e dyshuar 4.1 kilogramë kokainë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Sofie, Bullgari, është arrestuar shtetësja bullgare Nina Sahatchieba, nga shërbimet policore të Aeroportit të Rinasit, pasi gjatë kryerjes së kontrollit të pasaportave kjo shtetase rezultoi e kërkuar në nivel ndërkombëtar nga Interpol Sofia, Bullgari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY