Tiranë, për tre muaj 11 fëmijë u braktisën nga nënat në maternitetin...

Tiranë, për tre muaj 11 fëmijë u braktisën nga nënat në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

144
0
Shares

Alvin ka 18 ditë që ka ardhur në jetë. Nëna e tij i ka vëne emrin dhe e ka përqafuar vetëm në momentin e parë pas lindjes, dhe më pas vendosi të braktisin në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Bluzat e bardha, mjekë dhe infermierë japin të gjithë përkujdesin atij dhe 20 fëmijëve të tjerë, atë që në fakt nuk zgjodhën për t’ia dhënë nënat e tyre.
Drejtori i këtij materniteti Blenard Nonaj, tha se fëmijët e braktistur në këtë institucion spitalor qëndrojnë 2 muaj dhe më pas shkojnë drejt qendrave rezidenciale.
“Në maternitetin tonë për këtë vit kemi 11 bebe të braktisura. Po të flasim për vitin 2016 kemi 20 bebe që janë abandonuar. Këtu tek ne rrijnë një deri në 2 muaj dhe më pas transferohen në shtëpitë e foshnjave”, shprehet Blenard Nonaj.
Arsyet që i çojnë nënat drejt këtij vendimi për bluzat a bardha, janë lindjet në moshë të hershme, divorci dhe faktori ekonomik.
Për këtë të fundit, organizata Save the Children mendon se 70% e fëmijëve vendosen në qendrat rezidenciale për shkak të varfërisë dhe jo për shkak të humbjes të prindërve .
“70 % e fëmijëve që janë në këto rezidenca sot vijnë nga famile me probleme sociale dhe ekonomike”, shprehet Anila Meço.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY