Kreu i Antimafies italiane: Shqetësim droga që vjen nga Shqipëria

Kreu i Antimafies italiane: Shqetësim droga që vjen nga Shqipëria

60
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm i Antimafies italiane, Franco Roberti shpreh sërish shqetësim për trafikun e drogës nga Shqipëria.
Në prezantimin e librit të tij “E kundërta e frikës”, në Romë, prokurori italian foli për tonelata ngarkesash që sipas tij, mbërrijnë në brigjet e Puljas, kryesisht në Leçe dhe Bari nga Shqipëria dhe që transportohen me gomone.
“Është një dukuri shqetësuese. Ne kohët e fundit kemi qenë në Shqipëri, bashkë me prokurorët e Leçes, Barit e Katanxators, për t’u takuar me kolegët shqiptarë në Tiranë, për të nxitur bashkëpunim më të ngushtë dhe të kërkojmë hetime edhe në Shqipëri. Në fakt kemi parë se rastet e trafikut e drogës nga Shqipëria në Pulia dhe Kalabri janë rritur ndjeshëm. Dhe flasim për tonelata”, citohet Franko Roberti.
Në shkurt të këtij viti, prokurori i Përgjithshëm i Antimafies së Italisë, Franko Roberti dhe prokurorë të rajonalë te Leçes Barit e Katanxaros, ishin në Tiranë, ku zhvilluan takime me krerë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme e Prokurorisë së Përgjithshme.
Në Ministrinë e Brendshme nuk bëjnë komente mbi deklaratat e Robertit, por thanë se presin të kenë takime në javët në vazhdim me kreun e Antimafies italiane dhe me zyrtarë të tjerë në lidhje me shqetësimin e shfaqur nga ana e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY