VIDEO/”Ju jeni pisa”, Trajneri shan dhe godet futbollistët e Laçit, shoqërohet në Polici

Ndaje

Pasi qarkulloi një video e dhunës së tij ushtruar futbollistëve, ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi është shoqëruar nga policia mëngjesin e sotëm për t’u marrë në pyetje.

Ngjarja e ndodhur disa vite më parë u bë publike në një video që qarkulloi ditën e djeshme në rrjet. Aty shihet se si tekniku Tarazhi ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj futbollistëve për shkak se kanë humbur ndeshjen.

“A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu”, dëgjohet duke thënë Tarazhi.

Video Skandal/

Video-Skandal /Dhunoi futbollistët e U-17 të Laçit në sy të policit, shoqërohet ish-trajneri Ndue Tarazhi/ VIDEO

Publiée par PIK TV sur Mercredi 30 octobre 2019

NJOFTIMI I POLICISE

Kurbin

Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojme se nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u proçedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale në ngarkim të tij ” Keqtrajtim i të miturit”.

//DRONI.al//

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje