Spiropali kapet me Bashën, Bardhi i përgjigjet: Reforma e vërtetë zgjedhore nuk...

Spiropali kapet me Bashën, Bardhi i përgjigjet: Reforma e vërtetë zgjedhore nuk është si trau i doganës

56
0
Shares

Elisa Spiropali ka vendosur të replikojë në distancë, duke u vene dhe njehere ne rolin e avokatit mbrojtës të kryeminsitrit Edi Rama.

Deklaratave të kreut të PD Lulzim Basha paraditen e sotme se PD po bëhet gati me një platformë për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe për reformën elektorale, i është përgjigjur zëdhënësja e Qeverisë, e cila i shkruan  liderit të demokratëve se “shumica e tij imagjinare duhet të presin zgjedhjet e radhës per t’u rikthyer në Parlament, prej ku u larguan vullnetarisht me daullet e fitores imagjinare!”

Por, një kundërpërgjigje ka sekreati i PD, Gazment Bardhi, i cili shkruan se zedhenesja duhet t’i mësojë Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të Gjermanisë nuk ngjan me traun e doganës.

Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të 🇩🇪, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.✌

Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të 🇩🇪&🇪🇺. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni.

Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion! 🇦🇱🇪🇺”,-shkruan Bardhi ne Twitter.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY