“Nuk donim ta vrisnim” Gjykata e rreptë me vendimin ndaj 3 autorëve të krimit në Vlorë

Ndaje

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 3 të arrestuarit të cilët akuzohen për vrasjen e Stavri Minos. Mësohet se masa ‘burg pa afat’ është caktuar për Agron Hametin, ndërsa për Astrit Hametin dhe Nusret Hodën ‘Burg me afat’ 30 ditë.

Policia më herët njoftoi ne deklaratën zyrtare se tre persona, mes tyre dy vëllezër, janë fajtorë për vdekjen e Stavri Minos, i cili raportohej se ishte përfshirë në një konflikt me tre shtetasit e arrestuar per shkaqe pronësie.

DRONI.al mëson se autorët e këtij krimi janë dy vëllezërit Astrit dhe Agron Hameti, si dhe i afërmi i tyre, Nusret Hoda, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Stavri Mino.

Siç raportohet, gjithçka ka ndodhur për një sharje mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Hameti, duke bërë që mes tyre të nisë sherri, i cili ka rezultuar tragjik për 56-vjeçarin Mino.

Sipas dëshmisë se tre te arrestuarve, ata nuk kishin për qëllim ta vrisnin 56-vjeçarin, por gjjthcka ka qenë aksidentale pasi ai u perplas me gurin ne toke duke u goditur rëndë në kokë. Sipas tyre, ardhja me vonesë e ambulancës ka sjellë dhe përshpejtimin e vdekjes.

Loading...

Leni një përgjigje