3 drejtorë dhanë dorëheqjen brenda muajit, zbulohet emri i ri në krye...

3 drejtorë dhanë dorëheqjen brenda muajit, zbulohet emri i ri në krye të Kadastrës në Vlorë

46
0
Shares

Brenda një muaji dhanë dorëheqjen tre drejtorë nga Kadastra e Vlores, institucion i cili tashmë është zhytur në kolaps.

Ne kemi raportuar se i pari që dha dorëheqjen më 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj.

Me pas, ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri të njëjtin akt ditën e djeshme.

Referuar asaj qe shkruan BW, dhe ende jo në rrugë zyrtare, me urdhër nga Tirana është komanduar në postin e drejtorit të Kadastrës nëndrejtori Taulant Canameti.

Po sipas te njejtave burime, Komandimi i tij në postin e drejtorit është bërë, pasi është i vetmi që ngelet në këtë institucion në postin e drejtimit. Shkak për lëvizjet masive në Kadastrën e Vlorës mësohet është një konflikt në lidhje me një çështje në jug të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY