Forcë e dytë pas VV-së, Vjosa Osmani flet nëse ka koalicion me Kurtin: Qytetarët e përcaktuan qeverinë e re

Ndaje

Ka ardhur dhe reagimi i kandidates tjetër, e cila perfaqesonte forcën politike të LDK-së në zgjedhjet e Kosovës.

Vjosa Osmani, Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me anë të një statusi në Facebook ka pranuar se do të ketë koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Duke mos përmendur fitoren e kundërshtarit politik, Albin Kurti i cili doli fitues në zgjedhjet e 6 tetorit Osmani ka thënë se qytetarët votuan për ndryshim.

Postimi i Osmanit:

Të dashur qytetarë të vendit tim,  Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen.

I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, po ashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam. Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund! E juaja, Vjosa

Loading...

Leni një përgjigje