“Në Shqipëri njerëz si ju ne i vrasim”, 25-vjeçari shqiptar rëmben të...

“Në Shqipëri njerëz si ju ne i vrasim”, 25-vjeçari shqiptar rëmben të dashurin e ish-gruas dhe e kërcënon

152
0
Shares

Një histori e pazakontë i ka ndodhur një shqiptari, i cili mesa duket nga e gjithë ngjarja ka dalë i humbur dhe tani pritet të marrë dënimin e merituar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari ka kërcënuar të dashurin e ish-gruas së tij, por jo vetën kaq. Historia nis që me kërcënimet, rrëmbimet e deri tek parandalimi i ndonjë krimi të mundshëm.

Mësohet se i arrestuari Xhulio Aliaj, 25 vjeçari nga Shqiperia, banues në Vicenza, akuzohej për kërcënime të rënda, rrëmbime dhe përndjekje. I riu, i cili ishte i papunë, është në paraburgim në pritje të dënimit. Ai akuzohet për dhunimin e një 45-vjeçari nga Vicenza, i dashuri i ri i ish-gruas së tij, 33-vjeçare.

Si ndodhi ngjarja?

Xhulio Aliaj kishte pasur një lidhje me një vajzë nga Vicenza, të lindur në vitin 1985, lidhje e cila përfundoi disa muaj më parë. Shqiptari nuk mundi ta përballonte dot ndarjen dhe filloi të kishte një qëndrim kërcënues së pari me ish gruan dhe më pas me shoqëruesin e ri të saj.

Mirëpo ditën e djeshme shqiptari, siç u tha nga viktima, shoku aktual i ish-gruas e kishte ndjekur rivalin të dashurin e ri të saj brenda një dyqani ku shitej duhan në Cavazzale. Ai e duke marrë 45-vjeçarin nga krahu dhe duke e kërcënuar me fraza si: “Më ndiqni ose do t’ju nxjerr unë. Në Shqipëri njerëz si ju ne i vrasim. Unë e di se ku jetoni dhe do të vij të vizitoj vajzat tuaja.”

Më pas 45-vjeçari u detyrua të futej në makinën e tij së bashku me shqiptarin, në drejtim të një dyqani, në Viale Astichello.

Gjatë udhëtimit, ish-gruaja e shqiptarit e thirri në telefon të dashurin e ri. Gruaja, pasi kuptoi destinacionin e të dyve, nuk ngurroi të telefononte policinë, e cila shkoi në vendin e treguar nga gruaja dhe bënë të mundur arrestimin e shqiptarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY