Sherr në ceremoninë përkujtimore në Gjirokastër, Roshi shkakton tension: Luftë mes dy...

Sherr në ceremoninë përkujtimore në Gjirokastër, Roshi shkakton tension: Luftë mes dy Partive të Ballit

50
0
Shares

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në ceremoninë përkujtimore të 76- vjetorit të betejës së Gërhotit ku u vranë 36 ballistë në përpjekje me pushtuesit italianë.

Ajo që mësohet është se përkrahësit e Partisë së Ballit Kombëtar dhe Ballit Kombëtar Demokrat kanë kundërshtuar prezencën në këtë ceremoni të Artur Roshit, deputetit të Partisë Balli Kombëtar Demokrat.

Kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko ka treguar në një lidhje telefonike për News24 se çfarë ka ndodhur ne te vertete dhe si ka lindur përplasja.

“Kur ishim gati duke filluar homazhet, erdhi dhe zoti Roshi që ishte i paftuar dhe u fut në turmë.Një grup tjetër i vendosur nga Alimadhi (Adriatik Alimadhi, kreu i Partisë Balli Kombëtar, aktualisht deputet) erdhi dhe filluan të debatonin përse Roshi është këtu, ata janë tradhtarë. Konflikti ishte mes Roshit dhe pjesës tjetër të përfaqësuesve.  Mendoj se ishte një luftë mes dy Partive të Ballit për zona influence. Ata nuk kishin asgjë me PD, madje na thanë përse ka ardhur Roshi këtu. Ata thanë se ju shkelët gjakun e të rënëve sepse shkelët në një parlament që drejtohet nga ata që i kanë vrarë”, tha Aliko.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY