Infermieren e thërrasin në vendin e ngjarjes, gjen burrin e saj të...

Infermieren e thërrasin në vendin e ngjarjes, gjen burrin e saj të vdekur

69
0
Shares

Një infermiere ka kaluar krizë nervore nga tronditja e madhe pasi gjeti burrin e saj te vdekur, ne vend te pacientit tjeter qe mendoi se duhet te kujdesej.

Mesditën e së hënës, Onurcan Çelebi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë elektrike në anë të një rruge në Aksaray të Turqisë. Nga përplasja e fortë 30-vjeçari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosur mbeti nipi i tij 9-vjeçar.

I mituri u dërgua menjëherë me ambulancë në Spitalin e Aksarayt, ku punon si infermiere bashkëshortja e Onurcan Çelebi, Necla. Me të mësuar për aksidentin, ajo u nis për në vendngjarje, ku edhe gjeti bashkëshortin të pajetë.

“Më ktheni bashkëshortin ose më vrisni edhe mua”, u tha Necla shokëve të saj të ekipit të urgjencës pasi nga tronditja e madhe kaloi në krizë nervore. Sipas agjencisë së lajmeve “DHA”, mjekët i dhanë disa qetësues dhe e dërguan të renë në spital me ambulancë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY