U ekzekutua nga vrasës me pagesë, atentati ndaj Gjinit: Ja pistat ku po heton policia

Ndaje

24 orë pas ngjarjes, janë shoqëruar deri më tani në Komisariat mbi 10 persona të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë sërish të lirë.

Ekzekutimi i 48-vjeçarit, Gjini, duket se është kryer nga vrasës profesionistë. Kjo pasi, në momentin që u qëllua në drejtim të Armando Gjinit, ndërsa ai ndodhej brenda në makinë, bashkë me të ishin dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Bëhet fjalë për atentatin ndaj Armando Gjinit, i cili u ekzekutua me armë në mes të qytetit të  Rrëshenit.Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, por të dyshuar persona që kanë pasur probleme më herët me familjen e të ndjerit.

Sipas Panoramës, familja e Gjinit është e përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën. Kjo është dhe pista e parë për policinë, por nuk përjashtohet ajo e borxheve si dhe e kaluara e viktimës në Belgjikë.

Viktima rezulton person i arrestuar nga Polica një vit më parë, pas dyshimeve se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, që drejtohet nga i ashtuquajturi “bari shqiptar i drogës”, Met Kanani.

Loading...

Leni një përgjigje