FOTO/Shoferi shqiptar aksidenton për vdekje 14-vjeçarin, si i goditi me makinë çiklistët...

FOTO/Shoferi shqiptar aksidenton për vdekje 14-vjeçarin, si i goditi me makinë çiklistët e rinj

41
0
Shares

Një 44-vjeçar shqiptar ka aksidentuar për vdekje një 14-vjeçar  në fshatin Karavomylos të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes, 8 gusht.

Makina që drejtohej nga shtetasi shqiptar, është përplasur me një grup fëmijësh që po udhëtonin me biçikleta, duke plagosur rëndë një fëmijë 14-vjeçar, i cili pak pas aksidentit ndërrroi jetë në spital.

Grupi i fëmijëve me biçikletë përbëhej nga pesë çiklistë dhe kishte fenerë dhe dritat e pasme. Makina që shkonte në të njëjtin drejtim ra me shpejtësi mbi ta.

Sipas një raporti LamiaReport, shoferi 44-vjeçar raportohet se i pa fëmijët në minutën e fundit, por ishte me shpejtësi të madhe.

Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë, por humbi kontrollin dhe ra ndjeshëm në biçikletën e dytë dhe goditi të tretin.Si rezultat, njëri prej fëmijëve u plagos rëndë ndërsa vëllai i tij binjak dhe një shok tjetër bashkëmoshatar shpëtuan.

Babai i viktimës, një mjek i njohur, nxitoi për tek fëmija i dëmtuar. Ai së bashku me personelin mjekësor bënë çmos për ta mbajtur në jetë por nuk arritën dot për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë i mituri.Drejtuesi shqiptar i automjetit iu mor dhe gjak për testin e alkoolit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY