Teatri/Rama përpiqet të hedhë hi syve: Asnjë centimetër i truallit nuk do të përdoret për zhvillim privat

Ndaje

Në konferencën për mediat,  Rama ka folur dhe për teatrin Kombëtar, teksa sërish ka shfaqur vendosmërinë per ta prishur.

Kryeministri Rama, i pyetur për çështjen e Tetarit Kombëtar, tha se ka shumë njerëz që “ngatërrojnë muret me historinë”. Kreu i Qeverisë theksoi se, sipas tij, tema për teatrin duhej të ishte ezauruar 20 vite më parë.

Duke u perpjekur të hedhë sy hive, Rama tha se asnjë centimetër i truallit nuk do të përdoret për zhvillim privat, pasi ai vjen pas murit rrethues të TK.

Zhvillimet te TK janë shumë të vjetra dhe më vjen sinqerisht edhe mirë edhe keq që vazhdon një debat për një temë që duhet të ishte ezauruar në këndvështrimin tim 20 vjet më parë. Ka shumë njerëz që ngatërrojë muret me historinë, historinë me nostalgjinë, por dua të them se së pari nëse ka një njeri po edhe një forca qeverisëse që në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohet për mungesë vëmendje apo mungesë ndjeshmëri ndaj trashëgimisë kulturore janë unë dhe forca jonë qeverisëse. 

Nëse ne do ishim të interesuar për zhvillimin provat do të kishim të lehtë fare, do bënim kopjen e teatrit ekzistues, se ajo nuk restaurohet dot dhe ishim në rregull por pse do ta bënim këtë? Do paguante shumë më pak privati që do të merrte po atë sasi toke pas për të bërë zhvillimin tjetër, ndërkohë që ne kërkojmë shumë më tepër fond nga privati për ta këmbyer me një truall pas teatrit, ku ka ferra, mbeturina të ish dekorit dhe teneqe. 

Muze të kujt do ta bëjmë? Për çfarë, atë do të kemi brenda godinës së re të TK, atëherë ku është çështja? është politike, mediokritet dhe kapu pas asgjësë për të bërë zhurmë, nuk kemi ne asnjë interes që të bëjmë zhurmë në rast se nuk kemi bindjen se e ardhmja ndërtohet sot dhe sot nuk mund të bëjmë diçka që mos ti ngelë të ardhmes. Nuk mund të jemi ne dakord me të gjithë, shumica është e qartë në këtë drejtim , e komunitetit teatror dhe publikut, një pjesë nuk janë dakord, nuk ishin dakord një pjesë edhe për stadiumin, ja ku jemi, më i bukuri i rajonit dhe një nga stadiumet e bukur të Europës.”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje