Rama bën bilancin e qeverisë, ja premtimet e radhës: Tunel në Llogara,...

Rama bën bilancin e qeverisë, ja premtimet e radhës: Tunel në Llogara, jo burra mbi 55 vjeç në polici….

183
0
Shares

Turizmi, infrastruktura rrugore si dhe siguria ishin në vëmendjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili doli sot në një konferencë me gazetarët.

Kreu i qeverisë, vijoi ndër të tjera se kanë mbaruar, vazhdojnë apo pritet të nisin shumë projekte rrugore, nga jugu në veri. Ai veçoi një projekt për një tunel në Llogara.

“Synojmë që para sezonit të ardhshëm by pass i Fierit të jetë i tëri në dispozicion të atyre që duan të shkojnë në Jug. Progres ka shënuar edhe puna në rrugën e Arbrit, fal një PPP ajo rrugë do lidhet me kryeqytetin, do jetë një territor i ri që do zbulohet në sytë tanë. Ka përfunduar edhe odiseja për çeljen e tunelit panoramik të Pogradecit. Pritet të nisin punimet për aksion Milot- Balldren dhe Orikum-Dukat, projekt që duam t’i bashkojmë edhe tunelin e Llogarasë. Ka nisur studimi i zonës dhe së shpejti nis projekti”,-tha Rama.

Gjithashtu, Rama tha se ka përfunduar procesi i skanimit të kontratave të HEC-eve dhe ka filluar procesi për ndërprerjen e 27 prej tyre, duke i cilësuar ato të dëmshëm për natyrën dhe qytetarët.

Kryeministri Rama tha sot se është gati njësia speciale që do të godasë ata që ai i cilësoi si të ‘fortët’ e rrugëve.

Në një bashkëbisedim me mediat, Rama tha ndër të tjera se nuk do të ketë më efektivë mbi 55-vjeç në trupën e policisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/638229516681120/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY