EMRI/Rama e prezanton vetë, në krye të Tatimeve një grua

Ndaje

Qeveria ka miratuar drejtuesin e ri të Tatimeve, nje prej institucioneve tejet të rëndësishëm për mbledhjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit. Vendimi vjen pas shkarkimit të Enton Duros vetëm tre muaj pas emërimit në krye të drejtorisë.

Drejtimin e ka marrë Delina Ibrahimaj, e cila më parë ka qenë drejtore e INSTAT.

Ibrahimaj mban gradën Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata. Ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.

Rama foli dhe per informalitetin në punë, e cila po ndikon në treg dhe po cenon investimet në Shqipëri. Rama tha se marrja e kuponit eshte ne nivel të ulët ndersa ka rritje të frikshme të informalitetit në punë.

Loading...

Leni një përgjigje