Arrestohen 2 doganierë në Morinë, çfarë u përpoqën të kalonin kontrabandë

Arrestohen 2 doganierë në Morinë, çfarë u përpoqën të kalonin kontrabandë

62
0
Shares

Dy doganierë dhe një tjetër person janë arrestuar në pikën doganore të Morinës  pasi janë kapur duke kaluar në mënyrë kontrabandë 267 pako lëndë plastike.

Të arrestuarit janë G.Sh., 29 vjeç, H. B., 59 vjeç,  me detyrë doganier dhe  B. V., 47 vjeç me detyrë doganier.

Njoftimi i policisë:

Kukës. Vijon puna për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 prej të cilëve me detyrë doganier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit;

-G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.

-B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.

Arrestimi i shtetasit G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë – Kukës nga shërbimet e DVP, është ndaluar automjeti tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë nga PKK Morinë, pa kryer detyrimet doganore. Arrestimi i shtetasve H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY