Policia aksion në Elbasan, goditet grupi, në pranga 4 persona

Policia aksion në Elbasan, goditet grupi, në pranga 4 persona

83
0
Shares

4 persona janë arrestuar në Elbasan, pas informacioneve se do të shpërndanin drogë në qytet. Policia njofton se  ka shpallur në kërkim dhe tre persona të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISE 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R.R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në  bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY