Hoqi dorë nga koncertet, reperi i shumëpëlqyer më në fund tregon arsyen

Ndaje

Prej disa ditësh qarkullonte lajmi se Ledri Vula hoqi dorë nga koncertet e tij duke shkaktuar  dëshpërimin e fansave për këtë vendim jo të zakontë nga ana e tij.

Por, reperi ka sqaruar më në fund arsyet e këtij vendimi.

“Pa asnjë të keqe, thjesht jam lodhur prej koncerteve, kam pasur brenda një viti 130 të tilla” deklaroi ai. Nuk kam qenë asnjë weekend në shtëpi, edhe gjatë verës, kam qenë 2 muaj rresht nëpër koncerte pa qenë fare në shtëpi, ndaj mora vendimin që të shkëputem dhe të marr veten dhe t`ia kthej të njëjtën energji që po më japin njerëzit si publik kur vijnë për të më parë” – është shprehur Ledri ndër të tjera.

Sidoqoftë, reperi dha edhe një lajm të mirë për të gjithë admiruesit e shumtë të tij që mezi i po presin të shohin rikthimin e Ledrit në muzikë.

Po bëhem gati të kthehem shumë shpejt që t`u kthej fansave të gjithë dashurinë që ata po më japin çdo ditë”– tha ai në një emision televiziv.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje