FOTO/Aksident tragjik, shqiptari 17-vjeçar goditet nga treni në Zvicër

FOTO/Aksident tragjik, shqiptari 17-vjeçar goditet nga treni në Zvicër

91
0
Shares

Një aksident tragjik hekurudhor i ka marrë jetën një të riu shqiptar.

Trupi i të riut u gjet mëngjesin e së premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Zyrihut. Viktima është identifikuar më pas si 17-vjeçari shqiptar, R.B, banues në Rümlangu Zyrih.

Nga burimet e afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit. Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes, shprehet burimi për albinfo.ch.

Familja Bunjaku bën të ditur se ceremonia e të riut do të zhvillohet të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY