Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, Basha jep porositë për zgjedhjet

Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, Basha jep porositë për zgjedhjet

45
0
Shares

Pasi Kolegji i Kryetarëve vendosi datën e protestës së ardhshme, të tjera detaje janë zbuluar nga takimi i sotëm.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim nga ku ka dhënë dhe porositë e tij.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar sot në selinë blu, Basha është shprehur se zgjedhjet pa opozitën janë farsë, ndërsa ka thënë se nuk do të lejojnë më që zgjedhjet në Shqipëri t’i organizojë dhe diktojë krimi.

Sipas kreut të opozitës, zgjedhjet nuk mund të mbahen kur ende nuk janë ndëshkuar hajdutët e votave të vitit 2017.

Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot.

Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet”,-është shprehur Basha.

Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare në 11 maj  ora 18:30.

Kolegji i Kryetarëve ka vendosur edhe për përshkallëzimin e aksionit opozitar, duke nisur me protesta rajonale në akset kryesore kombëtare nga kjo e enjte. Pas përfundimit të mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, kreu i PD-së Lulzim Basha do të nisë një tjetër me Kryetarët e Bashkive që vijnë nga rradhët e Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY