“Tirana duhet çliruar nga ky pushtim”, Vasili: Bufonët e kanë kthyer në...

“Tirana duhet çliruar nga ky pushtim”, Vasili: Bufonët e kanë kthyer në konvikt gjigand

47
0
Shares

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili është ndalur tek kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ndërsa i referohet raporteve të fundit ku kryeqyteti i shqiptarëve renditet ndër vendet e fundit për standartet e jetesës.

Vasili shkruan se kjo vjen si pasojë e mos kujdesjes së Bashkisë, e cila në vend që të punojë merret me propagandë dhe shfaqje mizore.

 Ja postimi i plotë i tij në facebook:

Tirana me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë per shkak te bufonëve, qe e drejtojne.

Mercer ofron renditjen e përvitshme mbarë botërore rreth standardeve të jetesës nga studimet më të fundit të “Worldwide Quality of Living Surveys”.

Indeksi Mercer tregon qartë se Tirana është qyteti me cilesinë më të keqe të jetesës në Europë.

Eshtë edhe qyteti i fundit në Rajon me cilesinë me të keqe të jetës.

Jua kemi thenë mijra herë këtyre bufonëve në Krye të bashkisë të Tiranës, që të punojnë dhe të lënë shfaqjet mizerabel sepse po rrënojnë qytetin.

E kanë kthyer Tiranën nga një qytet ne një konvikt gjigand të degraduar.

Urrejtja e tyre për Tiranën është shumë e madhe ndaj vetëm e plaçkisin, e grabisin dhe e zhbëjnë per ditë.

Tirana duhet çliruar nga ky pushtim, nga mbreterimi i agjitacionit dhe propagandës dhe nga asgjebërësit ne krye te saj.

Tirana duhet ti kthehet qenies kryeqytet dhe duhet të çlirohet perfundimisht nga provincializmi erë myk qe e ka zaptuar dhe po i merr frymen si asnjëherë në historinë e saj te gjatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY