Rama mban antimitingun në Vlorë, dhunë verbale kundër protestuesve në Tiranë

Rama mban antimitingun në Vlorë, dhunë verbale kundër protestuesve në Tiranë

151
0
Shares

Protestuesit në kryeqytet vazhdojnë ende të qëndrojnë para Kryeministrisë, ndërsa gjithë dita e sotme mund të thuhet se ishte dita e qytetarëve, të cilët morën në dorë gjithë protestën.

Ndonëse herë pas herë, sic burime nga PD dhe LSI kanë konfirmuar, ka patur provokime për të nxitur dhunë. Vetë Basha u shpreh se asnjë qytetar nuk ka ardhur për tu konfliktuar, por e gjitha ishte një plan i mirëmenduar nga kryeministri.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë, duke mbledhur gjithë administratën për të krijuar një antimiting, si përgjigje kundër protestës së opozitës.

Kreu i qeverisë po zhvillonte një takim, ku duket se kishte mbledhur shumë qytetarët, jo vetëm nga Vlora, por edhe nga rrethe të tjera. Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar opozitës, Rama tha se ata janë mbledhur në Tiranë për të përsëritur të njëjtin avaz.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1159230700917813/?t=758

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY