Çështja ‘Cakaj’, Meta: S’mund të kthehet në autoshkollë Ministria e Jashtme

Çështja ‘Cakaj’, Meta: S’mund të kthehet në autoshkollë Ministria e Jashtme

98
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka një tjetër reagim ditën e sotme lidhur me situatën e krijuar mes tij dhe kryeministrit Edi Rama për çështjen e Gent  Cakaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në një autoshkolle. Ai i kujton Partisë Socialiste kapacitetin që ajo ka për të zgjedhur njerëz të tjerë për drejtimin e Shqipërisë në sferën diplomatike.

REAGIMI I METËS

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. 
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla 🚗 e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. 
Shqipëria🇦🇱 do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon. 
Shqipëria🇦🇱 do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. 
SHQIPËRIA E PARA.🇦🇱

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY