Kryemadhi për Ramën: Po i jap përgjigje si doktoreshë, ai është në situatë të rëndë psiqike

Ndaje

Monika Kryemadhi, nga selia e LSI, i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Arta Markut të bëjë me dije se ku po ec projekti i Unazës së Re dhe se sa miliona euro po shkojnë në xhepin e Edi Ramës.

Kryemadhi thotë se ata që kanë në tryezë dosjen e Unazës së Re që përveç se aferë korruptive nxorri hapur se administrata falsifikon dokumenta të nxjerra nga SHBA.

‘Unaza e Re është një nga mijëra aferat korruptive të Ramës. Ai mund t’i çonte ato para për studentët që sot dhunohen nga policë rrugaçë, që kanë marrë çertifikatën e DSIK’‘  tha Krymeadhi.

Kryemadhi u shpreh se policët që godasin fëmijët e shqiptarëve,  harrojnë që paguhen me paratë e qytetarëve shqiptarë.

”I bëj thirrjes Lleshajt si praktikant i kishës katolike që beson në Zot, të veprojë ndaj këtyre kriminelëve që dhunojnë fëmijët e shqiptarëve.I bëj thirrje rektoratit dhe dekanatëve të bëjnë kujdes dhe mos bëjnë marrëveshje me Edi Ramën. Do të jeni viktimat e parë, e do përfundoni me pension social” tha Kryemadhi.

 

Ndërkohë ajo ka dhe një përgjigje për kryeministrin Edi Rama, i cili e përmendi gjatë replikave në distancë me presidentin Ilir Meta.
”Ai ka qëllim që çdo segment i institucioneve shqiptare të bëhet pjesë e grupeve kriminale shqiptare.  Ai është në situatë të rëndë psiqike e klinike. E them këtë si doktorreshë. Izotopet e alkaloidëve kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 deri në 90 minuta ndërsa ato të drogave sintetike kanë efekt të përjetshëm. Kryeministri ynë është nën efektin e këtyre izotopeve. Iu bëj thirrjen mjekëve të PS të marrin fatet në dorë sepse fatet e të gjithëve janë në dorë të një sëmuri psiqik e klinik, tha Kryemadhi.

Konferenë për shtyp nga selia e LSI-së

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Monika Kryemadhi sur Vendredi 11 janvier 2019

Leni një përgjigje