Një avokate braziliane ka vënë në punë zgjuarësinë e saj për ti ‘shpëtuar’ kthetrave të të dashurit të saj abuzues.
Luciana Sinzimbra, 26 vjeçare, për të dëshmuar dhunën nga i dashuri i saj 24 vjeç Victor Junqueira vendosi kamera në shtëpi. Ajo e ka fshehur kamerën në telefonin e saj në dhomë gjatë debatit të ashpër që kishin, ku avokatja i kërkonte të largohej.
24 vjeçari i bërtiste dhe në atë moment e rrahu keq. Ngjarja ka ndodhur më 15 dhjetor në Goias, Brazil.
Sinzimbra deklaroi se i dashuri i saj ishte bërë me nerva pasi ajo la dhuratë në një lokal që e vizituan bashkë me shoqëri po atë ditë.
Ai nuk është arrestuar, por do të ndiqet penalisht nëse avokatja kërkon të merren masa ndaj dhunës që i ka ushtruar.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/