Ironitë e Ramës për Berishën e Bashën, deputeti: Bëhuni serioz Kryeministër, politika...

Ironitë e Ramës për Berishën e Bashën, deputeti: Bëhuni serioz Kryeministër, politika nuk bëhet me video

64
0
Shares

Kryeministri Edi Rama prej disa kohësh publikon në rrjetet e tij sociale disa video në të cila ironizon ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD Lulzim Basha.

Por, deputeti demokrat, Tritan Shehu, e sheh gjithë këtë si një politikë kukullash në të cilën kryeministri kërkon të fshihet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu i sugjeroi Ramës që të bëhet serioz dhe të lërë shfaqet qesharake.

REAGIMI 

Politika e “kukullave” e Kryeministrit shpreh shterpesi argumentash e tendence fshehje nga realiteti, si struci!

Z. Kryeminister, politika dhe ballafaqimi ne ate nuk behen me video qesharake si kjo e sotmja, qe ne vazhdim po publikoni.

Ne asnje shoqeri te civilizuar nuk kam konstatuar nje fenomen te tille, jo vetem jo etik ky, por dhe qe transmeton mungese te plote ne ide e vizione reale.

Behuni serioz Z.Kryeminister, lerini cfaqjet qesharake, prezantoni qofte dhe nje strategji te vetme, pergjigjuni me seriozitet e pergjegjesi kritikave e alternativave!

Ne fakt edhe kur tentoni ta beni kete vecse gaboni rende, shume rende, aq rende sa trondisni qe ne themel edhe interesat me te rendesishme te vendit e kombit.

VIDEOJA E RAMËS

https://www.instagram.com/p/BqzI8ofAe0v/?utm_source=ig_embed

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY