DETAJE/Shiste kokainë në Itali, kapet shqiptari me 8 mijë euro në makinë

DETAJE/Shiste kokainë në Itali, kapet shqiptari me 8 mijë euro në makinë

82
0
Shares

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën 8 mijë euro dhe një sasi kokaine.

Policia nuk e ka bërë ende publike indentitetin e tij. Mësohet se shqiptarit iu gjetën shuma të mëdha eurosh pas një kontrolli.

Sipas mediave lokale, shqiptari shiste kokainë me një makinë të tipit “Fiat” në rrugët e Stezzanos.

Bëhet me dije se ai u arrestua nga autoritetet në sajë të operacioneve të cilat kishin për qëllim goditjen e personave të rrezikshëm për sigurinë publike dhe trafikantëve të drogës,

40-vjeçari shqiptar në momentin e arrestimit kishte një sasi kokaine prej 40 gram, kjo e ndarë në 19 doza të vogla si dhe shumën e eurove.

Pas arrestimit të shqiptarit, autoritete e shtrin kontrollin edhe në banesën ku jetonte 40-vjeçari  teksa gjetën edhe 150 gram të tjera kokainë , e cila ishte fshehur në një vazo qeramike në dhomën e ndenjes.

Në cilësinë  e provës materiale u sekuestruan  edhe disa pajisje, të cilat  shqiptari i përdorte për ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY