‘Dako duhet të jetë në burg’, Salianji nxjerr faktet e krimit elektoral

‘Dako duhet të jetë në burg’, Salianji nxjerr faktet e krimit elektoral

142
0
Shares

Në një deklaratë për mediat, deputeti Ervin Salianji ka kërkuar sërish arrestimin e Vangjush Dakos.

Në emër të Partisë Demokratike, Salianji shprehet se sa më shumë ditë të kalojnë, aq më shumë kohë i jepet kryebashkiakut të shkatërrojë provat.

Salianji përmend dosjen 339, në të cilën sipas tij, vërtetohet se Vangush Dako ka kryer marrëveshje me krimin.

Në vijim të deklaratës së tij, Salianji thotë se nëse zgjedhjet lidhen me krimin, atëherë krimi përfiton

•Vijimin e aktivitetit kriminal të pashqetësuar nga shteti. Kjo provohet, kur një anëtar i bandës I kërkon Vangjush Dakos të ndërhyjë për të larguar FNSH-në.

• Fuqizimin e mëtejshëm ekonomik, si pasojë e marrjes së punëve e shërbimeve publike, siç ka ndodhur në Durrës,

• Favore në zyrat e shtetit, leje e licenca publike, regjistrime pronash të paluajtshme, njësoj siç ka ndodhur në Durrës.

Deklarata e plotë e Ervin Salianjit:

Dosja 339 ka faktuar përtej çdo dyshimi se Vangjush Dako, në bashkëpunim me bandën e Avdylajve ka kryer krimin elektoral të blerjes së votave në Qarkun e Durrësit.

Përgjimet e dosjes 339, një prej të cilave daton në shkurt 2017, provuan se Vangjush Dako ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me trafikantët ndërkombëtarë të drogës para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke i shkëmbyer me pasuri, pushtet dhe favore votat e blera prej tyre për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës.

Dosja 339, që çon në burg Vangjush Dakon, faktoi se nga marrëveshja me krimin, Edi Rama:

Përfitoi vota

Bëri presion kriminal mbi votuesit;

Krijoi pabarazi mes kandidatëve

Lejoi praninë e kriminelëve në Qendrat e Votimit

Përdori para të pista në zgjedhje.

Dosja 339 nxori para shqiptarëve mënyrat sesi krimi përfiton nga marrëveshja me pushtetin e Edi Ramës, në ketë rast nga lidhja direkte me Vangjush Dakon.

Duke u angazhuar në zgjedhje, krimi përfiton:

• Vijimin e aktivitetit kriminal të pashqetësuar nga shteti. Kjo provohet, kur një anëtar i bandës I kërkon Vangjush Dakos të ndërhyjë për të larguar FNSH-në.

• Fuqizimin e mëtejshëm ekonomik, si pasojë e marrjes së punëve e shërbimeve publike, siç ka ndodhur në Durrës,

• Favore në zyrat e shtetit, leje e licenca publike, regjistrime pronash të paluajtshme, njësoj siç ka ndodhur në Durrës.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga Edi Rama.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY